Kryefjala Logo

Pesë mite për flokë e thinjura tek gratë dhe burrat

5 Shtator, 2021 | 4:33 pm

1-Nëse shkulni një, dalin të tjera

Kur del floku i parë e bardhë, është e përhapur bindja se nuk duhet prekur, pasi në të kundërt rrezikojnë të dalin të tjerë. Në të vërtetë kjo është vetëm një legjendë, pasi nuk është e vërtetë.

2-Stresi shkakton flokë të bardha

Legjenda e do që personat e stresuar të kenë më shumë flokë të bardhë. Në të vërtetë stresi mund të shkaktojë rënie të flokëve, por nuk ndikon në ndryshimin e ngjyrës së tyre.

3-Lyerja e flokëve përshpejton thinjen e tyre

Nuk është aspak e vërtetë se lyerja e flokëve, përshpejton thinjen. Boja mund të përdoret për të mbuluar flokët e bardhë, por jo për rritjen e tyre.

4-Flokët e bardhë dalin pas një traume

Kjo është një bindje e përgjithshme, por është e pavërtetë. As stresi, as trauma apo gjendjet emocionale nuk ndikojnë në daljen e flokëve të bardhë.

5-Flokët e bardhë mund të mbulohen vetëm me lyerje të përhershme

Shpesh thuhet se kush do të lyejë flokët e bardhë duhet të bëjë lyerje të përhershme. Kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi për mbulimin e flokëve të bardhë, mund të përdoren edhe produkte natyrale si kënaja, por edhe lëkura e arrave.

Të ngjashme