Showbiz
Stresi rikthehet në Shqipëri : “Do bombardojmë industrinë…”
5 Shtator, 2021 | 12:46 pm

Arkimed Lushaj (Stresi) ka më pak se një vit që është larguar prej Shqipërisë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në dhjetor të vitit 2020 ai bëri thirrje për protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës, 24 vjecari që mbeti i vdekur nga efektivi i policisë më 8 dhjetor.
Pasi protestat eskaluan në dhunë, Policia e Tiranës shpalli në kërkim Stresin, por ky i fundit u largua nga vendi drejt Anglisë. Edhe pse i shpallur në kërkim , mendohet se Arkimedi ka kaluar kufijtë me pasaportën e tij belge dhe ka mbërritur i pashqetësuar në destinacion.
Gjatë ditës së sotme ai ka njoftuar për mbërritjen në vendlindje dhe se shumë shpejt do të jetë në Tiranë.
Njoftimi i plotë:
“Unë jam rrugës. Besoj që nga java tjetër do të jem në Tiranë. Do të shihemi shpejt, këngët janë gati. Këngët do ta dalin shumë shpejt, do të jem për çdo shtëpi, çdo qytet, Kosovë, Shqipëri por kësaj radhe do ta nis koncertin nga Maqedonia, nga Kosova dhe pastaj do të zbres në Shqipëri. Ju përshëndes shumë të gjithëve. Ju kërkoj ndjesë, e di që jam vonuar me projektet e radhës por kam pasur shumë punë. Tani do ta bombardojmë industrinë, do të nxjerrim këngët e albumit që nuk janë dëgjuar kurrë.”













































