Lifestyle
A duhet të ribashkohemi me ish-partnerët?
5 Shtator, 2021 | 12:16 pm

Për shumë njerëz, rikthimi tek ish-partnerët është një realitet romantik. Rindërtimi i një marrëdhënie mund të jetë gjithashtu një sipërmarrje joshëse dhe madje një qëllim për disa njerëz, veçanërisht kur historitë e suksesit ngjasojnë me një përrallë. Gjithashtu hulumtimet tregojnë se 50 % e çifteve që ndahen , ribashkohen përsëri.
Pandemia e ka përshpejtuar këtë proces për disa: në mes të një krize globale shëndetësore dhe karantinimeve, pa seks, shumë njerëz e gjetën veten duke kontaktuar ishët e tyre, me shpresën për të gjetur atë shkëndijën e vjetër.
Ekspertët thonë se, nëse të dy partnerët e mëparshëm janë të interesuar, rikthimi mund të sjellë përfitime pozitive ,nëse jeni të gatshëm të bëni shumë punë dhe të keni një mendje të hapur.
Ajo që i tërheq njerëzit tek ish – partnerët
Një nga përparësitë më të mëdha të rilindjes së një romance në një lidhje të mëparshme është se ju e dini më së shumti kush është personi që po mundoheni të krijoni dicka. “Mund të ketë disa avantazhe të vërteta për të njohur mirë një partner para se të provoni një marrëdhënie afatgjatë,” thotë Michael McNulty, një terapist çiftesh në Çikago dhe trajner në Institutin Gottman, një organizatë që studion marrëdhëniet dhe ofron këshillim.

















































