Showbiz
Orinda Huta poston foto duke i dhënë gji të vogli të saj, i kthehet keq komentuesve që e kritikojnë!
4 Shtator, 2021 | 2:02 pm

Orinda Huta dhe Turjan Hysko, disa kohë më parë sollën në jetë vajzën e tyre Atara e cila ishte dhe gëzimi i parë i bashkëshortëve.
Orinda shpesh poston në Instagram momente me të voglën e saj. Ajo disa herë ka publikuar foto teksa e ushqen me gji fëmijën. Shumë ndjekës që kanë komentuar, e kanë kritikuar për mënyrën sesi ajo i jep gji. Pas kritikave Orinda i replikon nëpërmjet një instastory:
“Ky moment nuk ka çmim dhe lus Zotin çdo ditë të zgjasë sa duhet. Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë dhe thjesht lidhjen që krijohet. Megjithatë mungesa dhe problematikat që mund të dalin nuk duhet t’ju trishtojnë. Unë jam nga ato nëna që do e provoj deri në fund, ta mbaj me gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku. Se ia hedh në shishe a se ia jep direkt, nuk ka fare rëndësi. Megjithatë shëndeti i saj mbi të gjitha. Nëse nuk e ngop do përdor edhe formulën pa hequr gjirin. E mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”, ka shkruar Orinda.














































