Lifestyle
Pse njerëzit inteligjentë nuk bien lehtë në dashuri?
2 Shtator, 2021 | 4:44 pm

1.Ata analizojnë ndjenjat – edhe të tyret, edhe të të tjerëve
Njerëzit e zgjuar janë brilantë për të mbledhur informacione dhe për të nxjerrë përfundime. Kjo ka avantazhet dhe disavantazhet e saj: i bën ata të aftë për të njohur mirë njerëzit që kanë përreth dhe largohen nga marrëdhënia që në problemin e parë.
2.U duhet kohë për t’u hapur me një person
Truri nuk pushon kurrë së punuari dhe nuk i shpëton asnjë detaj i veprimeve e njerëzve që e rrethojnë. Si përfundim, njerëzit inteligjentë e shohin gati të pamundur mundësinë për t’u “familjarizuar” me dikë tjetër: e shohin si diçka të rrezikshme.
3.Të qenit single është një zgjedhje e tyre
Ky është një fakt që nuk ka nevojë për t’u diskutuar. Njerëzit e zgjuar e shohin marrëdhënien si pengesë për karrierën. Prandaj zgjedhin të jenë vetëm dhe t’i përkushtohen me të gjitha fuqitë e energjitë plotësimit të objektivave që i kanë vendosur vetes.

















































