Showbiz
Reperi i njohur ndërron jetë në aksident, Morena Taraku reagon e pikëlluar Instagram
2 Shtator, 2021 | 12:29 pm

Morena Taraku ka reaguar e tronditur për ndarjen nga jeta të reperit të njohur Mad Clip pas një aksidenti fatal me makinë në Athinë. 34-vjeçari u përplas me një shtyllë teksa po kthehej nga një dasëm me makinën e tij Porsche.
Mediat greke bëjnë me dije se 34-vjeçari, kishte humbur kontrollin e mjetit të tij, tip “Porsche” duke u përplas me një pemë që i ka shkatuar goditjen fatale.
Plot 2 orë iu deshën autoriteteve për te nxjerrë trupin e Peter Anastasopoulos nga makina.
Morena ka publikuar një foto të reperit krahas së cilës tregon se kanë pasur në plan një bashkëpunim muzikor. “Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jotë mbeti…”, ka shkruar këngëtarja. Reperi njihet për shumë hite, mes së cilash edhe me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira.














































