Kryefjala Logo

Disa nga supersticionet më të njohura në botë dhe në Shqipëri

2 Shtator, 2021 | 11:50 am

1.Derdhja e kripës është konsideruar gjë e pafat për mijëra vite. Rreth vitit 3500 para Krishtit, sumerët e lashtë ishin të parët që e anulonin fatin e keq duke hedhur pakëz kripë prapa shpine në anën e majtë. Shumë shpejt rituali u përhap tek Egjiptianët, asirët dhe grekët.

2.Pse bien këmbanat? Këmbanat bien në raste speciale për shkak të besimit të përhapur se ato dëbojnë shpirtërat e këqinj. Ky besim e pati origjinën gjatë mbretërimit të Elisabetës për dy arsye: për të kërkuar lutje për shpirtin që ikte dhe për të dëbuar shpirtërat e këqinj që qëndronin tek këmba e krevatit.

3.Kryqëzimi i gishtërinjve. Kjo shenjë është përdorur në lashtësi prej të krishterëve që t’u tregonin të krishterëve të tjerë se ishin paqësorë. Sot megjithatë përdoret për të justifikuar thënien e gënjeshtrave të bardha.

4.Macja e zezë, fat i keq? Shumë njerëz kanë dëgjuar që është fat i keq, po të ta presë rrugën një mace e zezë. Supersticioni e ka origjinën në mesjetë, kur besohej se gratë beqare që mbanin shumë mace ishin në gjendje të bëheshin edhe vetë mace. Kështu që mendohej se nëse një mace e zezë të pret rrugën, ajo mund të jetë një shtrigë.

5.Thyerja e pasqyrës sjell 7 vite fat të keq? Pse? Supersticioni e ka origjinën në besimin se shpirtërat e ngecur kur një pasqyrë thyhet ndikojnë në fatin tuaj.

Të ngjashme