Lifestyle
Vallja e pijanecit, pjesë e çuditshme e kulturës shqiptare
1 Shtator, 2021 | 12:55 pm

Shqiptarët si një popull mesdhetar dallohen nga pjesa tjetër e botës, për bukurinë e vajzave dhe djemve, për zakone që burojnë që nga antikiteti. Këngët dhe vallet popullore janë një trashëgimi e pashoq e popollit tonë, një pasaportë identitare e vyer që nuk e gjen kudo që të kërkosh në botë. Lahuta, isopolifonia, pogonishtja dhe larmishmëria veri-jug sa i përket artit popullor i bën unik këto troje.
Me siguri nëse jeni ftuar në një dasëm jugu ose dhe shqipërie të mesme, do të keni qenë spektator të një valleje të cuditshme e quajtur “Vallja e Pijanecit”. Në këtë valle zakonisht marrin pjesë tre burra ku i pari udhëheq vallen. Muzika e luajtur për këtë kërcim ndahet në dy pjesë: pjesa ritmike dhe pjesa me klarinetë. Pjesa ritmike është kur të tre burrat hedhin valle të gëzuar, duke qeshur e duke mbajtur birrë ose raki në dorë. Kurse në pjesën me klarinetë, udhëheqësi i valles aktron sikur është shumë i dehur, duke bërë sikur po rrëzohet në tokë teksa shokët e mbajnë në këmbë, gjatë rolit ai bën sikur është i mërzitur dhe i sulet të tjerëve kur papritur fillon muzika ritmike dhe vallja vazhdon përseri e gëzuar.
Është e pashpjegueshme sesi kjo valle është futur në traditën e dasmave por mendohet se është një pjesë mini teatrale për të argëtuar dasmorët, me një kuptim që muzika zgjidh cdo hall dhe sapo ajo pjesë ritmike të fillojë, pijaneci lë sherrin dhe fillon të dëfrehet.


















































