Lifestyle
A po prishen miqësitë e vërteta prej rrjeteve sociale?
1 Shtator, 2021 | 11:23 am

Rrjetet sociale në të vërtetë kanë ndryshuar mënyrën se si të mbajmë kontakt me me miqtë, por jo gjithmonë sjellin anën pozitive.
Në i duam miqtë tanë dhe na pëlqen të dëgjojmë rreth jetës së tyre, por jo edhe të dimë se çfarë kanë ngrënë për mëngjës, si e kanë kaluar ditën, apo të kuptojmë në detaje se sa i/ e mirë është bashkëshorti/ja e tyre.
•Miqtë edhe gënjejnë nëpër rrjetet sociale
Një miku juaj mund të fshehë shumë lehtë acarimet e tij në rrjetet sociale dhe të shfaqë aty një ‘jetë të rehatshme’ ndërkohë që në të vërtetë është duke vuajtur shumë.
•Balanconi rrjetet sociale me forma tjera komunikimi
Rrjetet sociale shpesh herë humbasin kontaktin real që keni pasur me miqtë tuaj, prandaj është e nevojshme që të mbani një ekuilibër mes miqve në rrjetet sociale dhe miqve në jetën e përditshme.
•Më shumë vëmendje duhet t’i kushtoni mikut/mikeshës me të cilët mund të dilni dhe të ecni në natyrë, sësa miqve që kanë hyrë në jetën tuaj në mënyrë virtuale. Gjithmonë mbani mend, se bashkëveprimi me një mik në jetën reale nuk mund të zëvendësohet.

















































