Kryefjala Logo

Ushqimet më të mira për nënat që ushqejnë me gji

31 Gusht, 2021 | 4:48 pm

1-Bulmet me pak yndyrë

Sido qoftë preferenca juaj, qumësht, kos apo djathë, bulmeti është një pjesë shumë e rëndësishme e periudhës së gjidhënies. Përvec proteinave, vitaminave B dhe D, bulmeti është burimi më i mirë i kalciumit.

2-Mish vici pa dhjam

Nëse keni nevojë për energji si nënë e re, kërkoni ushqime të pasura në hekur, siç është mishi i viçit. Mangësia e hekurit mund të reflektohet me debulesë dhe mungesë fuqie, duke jua bërë të vështirë “punën” me beben e sapolindur.

3-Fasulet

Fasulet, sidomos ato me ngjyrë të errët (të kuqe, të zeza), janë zgjedhje shumë e mirë për periudhën e ushqyerjes me gji, sidomos për nënat që kanë prirje vegjetariane. Përveç hekurit, përmbajnë edhe sasi të kënaqshëm proteinash.

4-Boronicat, manaferrat, kumbullat vishnje, frutat e pyllit

Nënat që ushqejnë fëmijën me gji duhet të sigurojnë marrjen e 2 – 4 racione frutash në ditë. Boronicat, thanat, shegat apo manaferrat janë fruta të pasura në antioksidues dhe ju ndihmojnë të arrini kollaj nevojat ditore në këto mikro-elemente tepër të çmuar. Gjithashtu përmbajnë minerale, vitamina dhe sheqer për t’ju dhënë energji.

5-Portokallet

Portokajt janë një burim shumë i shëndetshëm energjie për nënën. Gratë që ushqejnë me gji foshnjën kanë më shumë nevojë për vitaminë C sesa gratë shtatzëna, për këtë arsye portokajt dhe agrumet në përgjithësi janë zgjedhje e shkëlqyer.

6-Vezët

E verdha e vezës është një nga burimet e pakta të vitaminës D – një vitaminë esenciale për të mbajtur kockat tuaja të forta dhe për të siguruar zhvillim të mirë të kockave të bebit. Përveç kësaj, vezët janë një burim i mirë proteinash me vlerën më të lartë biologjike.

7-Bukë e zezë

Acidi folik është shumë i rëndësishëm javët e para të shtatzënisë dhe muajt e parë pas lindjes për të pasur nivele optimale në qumështin e gjirit.

8-Zarzavatet jeshile

Lista e benefiteve nga konsumi i zarzavateve, si spinaqi, brokoli lakrat e egra, është shumë e gjatë. Ato janë plot me vitaminë A, e cila është shumë e rëndësishme të merret nga foshnja nëpërmjet qumështit të gjirit. Këto zarzavate janë një burim i mirë edhe i kalciumit.

Të ngjashme