Lifestyle
Sekretet e thjeshta si ta bëni për vete partnerin
31 Gusht, 2021 | 4:45 pm

1-Bëhuni më e ngrohtë
Edhe pse është normale për gjëra logjike apo që duhen kryer, shtoni pak ngrohtësi në të. Në vend që të shkruani “Kur do të kthehesh në shtëpi?” dërgoni “Mezi po pres të kthehesh në shtëpi. Kur vjen? ”
2-Ktheni spontanitetin
A ju kujtohet se dikur, në fillim të lidhjes shkruanit thjeshtë “Po mendoj për ty”? Ktheni këto mesazhe në lojë. Është e thjeshtë, por shumë efektive. Kur keni një ditë të keqe, një mesazh i tillë menjëherë do të ju disponojë.
3-Surpriza pa fund
Që të dy jeni në shtëpi? Dërgoni të dashurit një mesazh të ëmbël nga dhoma tjetër kur zgjoheni nga pushimi i pasditës. Ose më mirë, dërgoni ftesë sexy në dhomën e gjumit me një foto të pjesës së tij të preferuar të trupit tuaj.
4-Teknologjia nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë
E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Mos lejoni që teknologjia të jetë tepër e pranishme në jetën tuaj. Është e rëndësishme që ti leni të gjitha pajisjet teknike kur jeni vetëm dhe thjesht të kënaqeni me praninë e të dashurit tuaj.

















































