Lifestyle
Pse femrat nuk duhet të punojnë gjatë ciklit menstrual
31 Gusht, 2021 | 11:47 am

Çdo muaj, shumë femra u drejtohen ilaçeve qetësuese dhe shisheve me ujë të ngrohtë për të lehtësuar dhimbjen e ciklit menstrual.
Në një sondazh të realizuar nga BBC Radio 5 live, rezultoi se më shumë se gjysma e femrave e kanë thuajse të pamundur që të jenë produktive në punë dhe në shumicën e rasteve ato marrin leje nga eprorët.
Për këtë arsye ekspertët këshillojnë punëdhënësit që t’i japin punonjësve të tyre ditë pushimi gjatë kësaj periudhe.
Shumica prej tyre kanë dhimbje cikli aq të forta sa ndikojnë në aftësinë e tyre për të punuar.
Mendoni se edhe në Shqipëri duhet vepruar kështu?

















































