Kryefjala Logo

Sulmohet në Instagram, Armina Mevlani : “Nuk ke fare bukur” , ja si i kthehet ajo

30 Gusht, 2021 | 3:28 pm

 

Armina Mevlani është një ndër vajzat më të komentuara në shoëbizin shqiptar dhe një ndër blogeret më të ndjekura në Instagram.
Së fundmi Armina ka aktivizuar rubrikën “Pyetje dhe përgjigje” me ndjekësit ku ka marrë shumë pyetje dhe disa prej të cilave e kanë “nervozuar” paksa atë.
“Realisht nuk kam asgjë me ty, por për të pasur këtë jetë nuk e di nëse e meriton nuk ke fare bukuri!”, i ka shkruar dikush blogeres.
“Bukuria është relative! Jeta ime që është sot nuk ka ardhur prej pamjes, por ka ardhur sepse kam qenë njeri i vërtetë me njerëzit që kam dashur , ka ardhur sepse kam punuar për gjërat që kam dashur, ka ardhur sepse kam një shpirt të lirë, lexoj libra pafund, dashuroj artin, dëgjoj muzikë të mirë, di t’i bëj njerëzit të qeshin dhe të më duan! Por më e rëndësishmja nuk ruaj negativitet brenda dhe as nuk gjykoj të tjerët, as nuk i shaj. Për këtë arsye jam kjo që jam, bukuria është e fundit sepse nuk ka rëndësi (venitet)”, i është kthyer Armina.
Ndërsa dikush tjetër shkruan se Armina ka një jetë shumë boshe dhe se gjithçka e bën vetëm për klikime.
“Nuk kam asnjë interes të bëj asgjë për klikime përkundrazi jam shumë spontane në gjërat që nxjerr sepse jam dhe kam qenë gjithmonë natyrë e lirë. Me pak fjalë s’më ka interesuar kurrë ça mendojnë të tjerët përveç atyre që dua. Jeta ime jo vetëm që nuk është boshe, por e kam të mbushur me dashuri nga familja, shoqëria ime prej vitesh dhe i fejuari im dhe kafshët e mia. Kam një punë që e kam ëndërruar dhe kam punuar në modë që 18 vjeç. Kjo është diçka që e kam kultivuar dhe vetë sigurisht, or ndihem një femër me fat dhe falenderuese në pafundësi për këtë jetë, sepse jam e lumtur!”, shkruan ajo.

E0DB5449 51A0 4F4E 9F7C E127870B07C8 16CBF5FF A22E 4C83 BB8D CE3BDAD8DF79 E5FD1EE7 CEEA 4DEC B7BF FD5AB64DF992

Të ngjashme