Showbiz
Serie A për herë të parë prezantohet nga modelja shqiptare, e dashura e djalit të Jozefina Topallit
29 Gusht, 2021 | 5:30 pm

Cindy Marina, “Miss Universe Albania 2019”, lojtarja e përfaqsuese në volejboll dhe njëkohësisht e dashura e djalit të politikanes dhe ish- Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, njofton në Instagram se do të jetë prezantuesja e kampionatit italia Serie A për Shqipërinë dhe Kosovën.
Lidhja me Gencarin , djalin e Jozefina Topallit, është evidentuar këtë verë gjatë një takimi që kanë patur cifti në Vlorë.

Biondja simpatike ka pasur një karrierë gjithmonë në rritje ku më parë ka debutuar që në moshën 17 vjecare në kombëtare të volejbollit, më pas duke fituar titullin “Miss” e së fundëmi reportere e një prej kampionatev më të forta në Europë.
Njoftimi i Cindy-t në Instagram:
Ndihem shumë e lumtur të ndaj me ju udhëtimin që po nisim së bashku….. si Ambasadore e Oversport, do të kem privilegjin të prezantoj Serie A dhe sportet e tjera përgjatë sezoneve 2021-2024. Për herë të parë do të sjellim atmosferën e stadiumeve të Serie A në shtëpitë tuaja. Shqipëria dhe Kosova do të kenë zërin e tyre live në kampionatin më të mirë Europian!”.













































