Kryefjala Logo

Ja përse po djersiteni natën dhe nuk është faji i vapës

28 Gusht, 2021 | 4:49 pm

Është normale të djersiteni gjatë natës nëse jeni në një ambient me temperatura të larta apo keni veshur rroba të trasha. Sidoqoftë, nëse dhoma e fjetjes nuk është aspak e nxehtë dhe prapë zgjoheni të djersitur, kjo mund të jetë një shenjë për ndonjë problem shëndetësor.

Temperaturat e larta të trupit

lg.php.gif

Kjo është ndër arsyet më të zakonshme se përse djersitet trupi. Një dhomë e fjetjes që ka temperaturë të lartë mund t’i rrisë edhe temperaturat e trupit. E njëjta gjë ndodhë edhe nëse jeni duke veshur rroba të trasha.

Çrregullimet e gjumit

Fatkeqësisht, nëse djersiteni shumë gjatë natës, kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë çrregullim i gjumit. Kjo nuk është befasuese, pasi  djersitja ka ndikim në gjumin që  bëni.

Mes çrregullimeve më të shpeshta të gjumit që e shkaktojnë djersitjen gjatë natës janë:

– Apnea e gjumit, që do të thotë se keni vështirësi të merrni frymë kur bini të flini. Çdo sulm i apnesë shpinë në një shpërthim të papritur të kortizolit (hormon i stresit).

– Rrjedhje të nxehta, të cilat femrat i përjetojnë si shenjë të menopauzës. Djersitjet e natës shkaktohen për shkak të humbjes së estrogjeni dhe progesteronit tek gratë e vjetra.

– Çrregullimet e gjumit të shkaktuara nga shqetësimi.

Të ngjashme