Lifestyle
Sekrete që nuk duhen treguar kurrë për ish-in
27 Gusht, 2021 | 5:01 pm

Jeni ndarë? Nuk është me rëndësi se kush është fajtori, mos e përflit tek të gjithë nga inati apo xhelozia.Spo lëndon askënd veç vetes tënde.
Mos thuaj:
1-Seksi ka qenë i tmerrshëm
Nëse ka qenë vërtet i ngathët dhe statik gjatë marrëdhënieve seksuale, mos harroni se vlerësimi për performancën e tij mund të jetë goxha subjektiv.
2-Ka qenë koprrac
Nëse ish-partneri juaj ka konsideruar se është dashur të shpenzosh shumë më pak sesa ju keni dëshiruar, kjo nuk do të thotë se ka qenë koprrac.
3-Është sjellë si idiot gjatë tërë kohës
Në rregull, mirëpo për ç’arsye atëherë keni qenë me të me muaj të tërë, madje edhe me vite?
4-Të gjitha i bënte në mënyrën e gabuar
Edhe pse jeni ndarë, nuk duhet të harroni të gjitha ato momente të bukura të kaluara me të dhe gjërat e mira të cilat i ka bërë ai.
5-Akoma e dashuroni
Nëse të tjerëve u flisni se e dashuroni akoma, procesi i shërimit të vuajtjeve do të zgjasë edhe më shumë.
6-I tregoni gjërat të cilat ju ka treguar duke ju besuar plotësisht
Shpesh mendojmë që betimi për të heshtur pushon kur edhe lidhja ndërpritet.Gabim shumë i madh.

















































