Lifestyle
Mos mbani pasqyrë në dhomë për këto arsye
27 Gusht, 2021 | 5:00 pm

Sipas besimeve të lashta kineze nuk është mirë nëse pasqyra është e kthyer në drejtim të krevatit.
Pasqyra e vendosur në këtë pozicion mund të jetë shkaktare për gjumë të keq, por edhe për probleme në martesë, thonë ekspertët e Feng Shui’së.
Çështja është që pozicioni i tillë i pasqyrës nxit krijimin e aktiviteteve, ndërkaq në dhomën e gjumit është e nevojshme energjia e kundërt – paqja dhe qetësia.
Nëse e keni kthyer pasqyrën në drejtim të krevatit në të cilën bëni dashuri me personin e dashur, ajo në mënyrë negative do të përthyej energjinë e cila ekziston midis jush dhe aty për aty do të ftojë personin e tretë që të shfaqet në marrëdhënien tuaj dashurore.
Ideale do të ishte nëse pasqyra t’ju jetë e kthyer nga ana e brendshme e derës së dollapit ashtu që të mund t’ju shërbejë, por që nuk do të ketë ndikim në krevat.
Mund të qëndrojë edhe diku tjetër në dhomë, nëse dhoma është mjaftueshëm e madhe në mënyrë që të mos jetë e kthyer në drejtim të krevatit.

















































