Lifestyle
Vetëm 30 sekonda për të zhdukur dhimbjen e kokës
27 Gusht, 2021 | 12:03 pm

Sot do t’iu tregojmë një metodë të thjeshtë për të hequr qafe dhimbjen e kokës dhe stresin në vetëm 30 sekonda dhe pa ndonjë ilaç.
Ka vende në trupin tonë që mund t’i bëjmë masazh për të lehtësuar dhimbjet e natyrave të ndryshme, dhe teknika të tilla janë gjithashtu të dobishme edhe për të hequr qafe dhimbjen e kokës.
Pika ku duhet të shtypni ndodhet në pëllëmbën tuaj, në mes të gishtit të madh dhe gishtit tregues.
Shtypni mbi këtë pikë në mënyrë që gishti juaj i madh të jetë në anën e përparme të dorës tuaj, ndërsa gishtin juaj tregues shtyn nga poshtë, në pëllëmbën tuaj.
Mbani presionin për 30 sekonda, atëherë ndërroni duart tuaja dhe bëni të njëjtën gjë për dorën tjetër për 30 sekonda.
VËMENDJE
“Gratë shtatzëna nuk duhet praktikuar këtë teknikë, sepse ajo mund të shkaktojë lindjen e parakohshme.”

















































