Showbiz
Ami dhe Ermali prindër për herë të tretë?
25 Gusht, 2021 | 6:50 pm

Çifti që u krijua vite më parë , duket se po i reziston kohës dhe dyshohet se janë pranë një hapi tjetër të rëndësishëm në martesën e tyre. Bëhet fjalë për Ermalin dhe Amin, që u dashuruan sëbashku që në kohën kur Mamaqi ishte pjesë e trupës së Portokallisë në vitin 2005.
Të suksesshëm , njëri në biznesin e eventeve të dasmave e tjetri në atë të televizionit, ato sot janë prindër të dy fëmijëve që së shpejti mund ti bashkohet një tjetër pjestar . Kjo pasi në një foto që po qarkullon nëpër rrjetet sociale vihet re Ami ka pozuar me një bark pak më të rrombullakosur duke lënë ndjeksit të kuptojnë se bëhet fjalë për një shtatëzani që do ti bëntë prindër për herë të tretë.
Edhe pse njerzit mund ta interpretojnë si shtatëzani këtë foto, asgjë nuk është e sigurt dhe do të konfirmohet vetëm atëherë kur cifti të bëj publik në rast të vërtetësisë së këtij lajmit të mirë.














































