Showbiz
Tea e Perputhen rikthehet si moderatore ne Top Channel?
25 Gusht, 2021 | 6:03 pm

Një nga personazhet më të përfolur që Përputhen prodhoj është padyshim Tea Trifoni. E njohur për takimet si fillim me Andin me Beartin, me Arjonin dhe me pas përsëri me Andin ku me këtë të fundit doli cift nga emisioni duke trilluar një histori që shumë shpejt “I doli boja” kur pas daljes së tyre qarkulluan fotot e saj me Beartin duke konfirmuar akuzat që konkurentja tjetër, Shqipja i kishte bërë disa ditë më parë. E shfaqur si një vajzë mbipeshë e cila shfrytëzojë mundësinë e famës për të kryer një ndërhyrje për dobësim ajo sot është bërë e pandashmë në korridoret e ambienteve të
Top Channel.
Edhe pse midis saj dhe produksionit pati një përplasje mediatike e cila u shoqërua me bujë të madhe dhe mbulim të gjerë nga të gjitha mediat, përsëri Tea dhe Olsa Muhameti vazhdojne bashkëpunimet e tyre në produksionet e tjera si rubrikat në “E diell”.
Këtë javë nga disa burime te Vip Magazine bëjnë me dije se Tea Trifoni këtë sezon të ri të kanalit Top Channel do të bëhet jo vetëm pjesë e jashtme por moderatore në një nga emisionet që do të rinisin në shtator. Mesa duket se në botën e spektaklit mëritë dhe përplasjet ashtu sic ndizen me shpejtësi , ashtu shuhen dhe bëhen ura bashkëpunimi.













































