Lifestyle
Katër truke për të jetuar më gjatë
25 Gusht, 2021 | 5:09 pm

1.Sekreti për të jetuar më gjatë? Buzëqeshni më shumë
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, gratë që shikojnë të ardhmen me pozitivitet janë ato që jetojnë më gjatë.
Hulumtimet kanë gjetur se sjelljet e shëndetshme të kryera nga individët vetëm pjesërisht shpjegojnë lidhjen midis optimizmit dhe rrezikut të reduktuar të vdekshmërisë.
2.Ha shendetshem
Ushqimi dhe shëndeti shkojnë krah për krah.
Sot ne e dimë me siguri, falë studimeve të shumta shkencore të publikuara mbi këtë temë, se ekziston një lidhje e saktë mes dietës dhe shfaqjes së sëmundjeve kronike si obeziteti, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.
3.Aktiviteti fizik është i mirë për ju
Një studim i koordinuar nga Shkolla Mjekësore në Sidnei dhe i botuar në British Journal of Sport Medicine argumenton se tenisi është sporti që ju lejon të jetoni më gjatë, duke përgjysmuar rrezikun e vdekjes së parakohshme, e ndjekur nga noti, gjimnastika dhe çiklizmi.
4-Leximi i më shumë librave do t’ju bëjë të jetoni më gjatë
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Yale dhe i botuar në Social Science and Medicine, njerëzit që lexojnë kanë një jetëgjatësi më të gjatë se ata që mund të lexojnë gazeta dhe revista, por jo romane.

















































