Lifestyle
Studentë,ju tregojmë mënyrën si të mbani mend gjithçka që lexoni
25 Gusht, 2021 | 12:12 pm

A mbani mend atë se çfarë keni mësuar në shkollë? Shumica nuk e mbajnë mend, dhe arsyeja prapa kësaj është se e kemi ushtruar trurin t’i mbajmë mend gjërat vetëm përkohësisht.
Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta që do t’ju ndihmojnë t’i mbani mend gjërat më mirë.
1-Kuptoni gjërat bazike
Përpiquni ta lexoni mësimin një ditë para se ta mësoni në shkollë apo në punë dhe do të vëreni një ndryshim të mahnitshëm.
2-Bëhuni pozitiv/e
Është e rëndësishme t’i qëndroni besnik vullnetit për t’i mbajtur mend gjërat dhe ta ushtroni mendjen të qëndroj e qetësuar në çdo situatë.
3-Bëni gjumë të mirë
Nuk ka ndonjë dallim nëse qëndroni natën zgjuar dhe mësoni, pasi mungesa e gjumit e rritë nivelin e shqetësimit dhe stresit.
4-Bëjeni një listë, apo theksoni mësimet më të rëndësishme.
Kjo do t’ju ndihmoj t’i rikujtoni më lehtë gjërat në provime dhe teste.
5-Parafytyroni gjërat
Është fakt që më lehtë i mbani mend gjërat kur i shihni. Prandaj, përpiquni t’i parafytyroni gjërat që i lexoni.

















































