Lifestyle
Studimet tregojnë se trishtimi ka pasoja pozitive për ne
23 Gusht, 2021 | 4:57 pm

Mërzia mund t’ju motivojë.
Në një studim, u zbulua se në 30% të rasteve pas së qarës, njerëzit e ndryshonin humorin në pozitiv. Episodet më intensive (por jo më të gjata) të të qarit sillnin më shumë pasoja pozitive. Gjithashtu e qara në shoqëri të një tjetri lidhej me ndryshim më pozitiv të ndjesisë, sesa e qara vetëm apo me shumë njerëz. Jeni më bindës kur jeni të trishtuar Në një tjetër kërkim , pjesëmarrësit u nxitën të kishin ndjesi humori të bukura dhe të këqija duke parë filma dhe pastaj u duhej të shkruanin argumente të bindnin dikë të ndryshonte mendjen për një çështje polemike. Siç u zbulua, njerëzit e trishtuar prodhuan mesazhe më efektive sesa njerëzit e lumtur dhe për më tepër, argumentet e tyre ishin më bindëse. Efekti duhet të vijë prej faktit se njerëzit e trishtuar kanë argumente më konkrete dhe më specifike sesa ata të lumtur. Depresioni ju rrit solidaritetin me të tjerët.Njerëzit në depresion zakonisht mendohen se janë në njëfarë mënyrë të shkëputur nga të tjerët, por psikologët zbuluan se studentët në depresion kishin aftësi më të mëdha të kuptonin emocionet e të tjerëve. Megjithatë, kjo mund të shkaktojë edhe probleme, pasi ndjeshmëria e madhe shton perceptimin dramatik të gjërave.
Humori i keq është pjesë e një jete kuptimplotë.Thonë se vetëm një budalla mund të jetë plotësisht i lumtur. Humori i keq, sipas një kërkimi të 2013-s, zbuloi se njerëzit që kishin jetë më aktive prireshin të përjetonin më shumë stres, ankth dhe shqetësim.

















































