Showbiz
E padiskutueshme! Vera 2021 ishte e Ledrit, Kides dhe Butrintit
23 Gusht, 2021 | 2:55 pm

Si cdo sezon tjeter edhe kete vit vera ka qene e tejmbushur me kenge te reja. Madje me fillimin e koncerteve pas pandemise, artistet kane elektrizuar skenat.
Por vera i perket atyre te treve: behet fjale per Kiden, Ledrin dhe Butrintin. Para 1 muaj ata publikuan bashkepunimin “Dale”, i cili u mireprit nga publiku dhe degjohet kudo dhe deri me tani numeron plot 41 milion klikime ne Youtube.
”Une coca cola e ti pepsi”- fraza qe cmendi te madh e te vogel. Ledri Butrinti e Kida ja dolen te qendronin te pathyeshem kete vere, duke i dhene zyrtarisht veres 2021 emrin e tyre.
Ka patur edhe bashkepunime te tjera si ai i Gjikos me Melinden e Noren “Ay Carambal apo i Majk, Onat e Cozman qe publikuan pak dite me pare “Amore”, por treshja e lartpermendur i la pas. Le te mos llogaritim kenget e tjera. Ndonse ka qene vere e vrullshme per publikime kengesh Ledrit Butrintit dhe Kides nuk ja kaloi askush.
Kimia, adrenalina dhe atmosfera qe ata krijojne bene qe te rrembejne koncerte jo vetem ne Shqiperi por edhe ne diaspore, duke lene pas kengetare te tjere ne ze.
Vec bashkepunimit ata paten edhe kenge te tjera te cilat u pelqyen pafund, gjithesesi ata te tre jane te pakrahasueshmit dhe te gjithe mezi presin nje bombe te radhes.













































