Kryefjala Logo

Pesë shenjat e qarta që trupi juaj ka nevojë për këtë element

21 Gusht, 2021 | 11:11 am

Kalciumi është një element esencial kur vjen puna për të ndërtuar kockat tuaja.

1.Nuk i hani dot produktet e bulmetit

Nëse për arsye nga më të ndryshmet keni hequr dorë nga qumështi i lopës dhe nënproduktet e tij, atëherë duhet të konsumoni më shumë brokol dhe bajame.

2.Lëkura e plasaritur dhe thonj të dobët

Lëkura  dhe thonjtë janë një tregues i mirë i shëndetit. Thonjtë që nuk rriten apo thyhen kollaj është një sinjal që keni mungesë të kalciumit.

3.Keni shpesh krisje apo thyerje kockash

Qoftë edhe nga një dëmtim i vogël, ju keni thyerje kockash? Kjo tregon dukshëm se keni mungesë të kalciumit, madje në nivele shqetësuese.

4.Dhëmbët tuaja dëmtohen shpejt.

Kalciumi i mban dhëmbët tanë të fortë. Nëse nuk marrim mjaftueshëm kalcium përmes ushqimit, atëherë as dhëmbët tanë nuk do jenë në formën më të mirë të mundshme.

5.Ju vuani nga presioni i lartë i gjakut

Kalciumi është një element i rëndësishëm kur vjen puna tek procesi i qarkullimit të gjakut. Nëse nuk keni mungesë, atëherë edhe presioni i gjakut “ecën” me ritme normale.

Të ngjashme