Lifestyle
Çfarë fsheh “ai” nga ty? Lexo dhjetë gjërat që i zbuluam.
21 Gusht, 2021 | 11:09 am

Gjithkush ndoshta ka pasur ndonjë të dashur që ka zgjuar çmendurinë brenda vetes, dhe në një mënyrë shumë të keqe.
Por a i dini ju vërtet gjërat që ai dëshiron të fshehë prej teje?Disa i kemi zbuluar ne.
1.Çdo dhuratë me të cilën dëshiron t’ju befasojë. Nëse nuk bashkëjetoni, kjo është e lehtë. Ai mund thjeshtë ta hedh në dollap në rast se ju vini. Por nëse jetoni së bashku, atëherë ai duhet ta groposë diku në oborrin e shtëpisë që mos ta shihni.
2. Për pornografinë e tij. Falë internetit, është më e lehtë se kurrë të mbuloni gjurmët tuaja. Masturbimi në vitin 2021 është si kryerja e një vrasjeje në vitin 1832; nëse nuk ka ndonjë dëshmitarë okularë, ju thjeshtë mund ta mohoni këtë.
3. Se ai ende ndjek disa profile seksi në instagram. Nuk ka me të vërtetë asnjë shpjegim pse ai ndjek dozën e përditshme të fotove provokuese. Profilet si këto shërbejnë për një qëllim . Edhe pse, ndoshta tani ai i ka harruar këto gjëra, prandaj lëreni të qetë, sigurisht tani nuk e frekuenton aq shpesh instagramin si më parë.
4. Numri i femrave që ka fjetur .
Njerëzit tmerrohen për këtë numër. Ose është shumë numër i madh, ose shumë i ulët, kështuqë partneri duhet të gënjejë për këtë. Mbajeni mend këtë : “As mos pyetni, as mos tregoni”.
5. Se ai është duke ju tradhëtuar.
Disa njerëz janë shumë të mirë për këtë punë (fatkeqësisht). Këto meshkuj mashtrojnë familje të tëra pa dijeninë e partnerëve të tyre. Nuk ia vlen kjo kënaqësi nga stresi që përjetoni.
6. Se ai absolutisht nuk ishte duke iu dëgjuar për 10 minutat e fundit. Për të qenë të drejtë, nuk është e hijshme që gjithçka që keni folur gjatë tërë kohës, të mos e ketë regjistruar partneri fare. Por, ai duhet ta fsheh këtë, jo për të shmangur zemërimin tuaj, por edhe të kursejë veten nga përsëritja e fjalëve nga ju.
7. Se ai mund dhe bëhet xheloz ndaj jush. Por, ndoshta ai mundohet ta mbajë ndër vete xhelozinë dhe nuk e lë të depërtojë…
8. Sa i padjallëzuar dhe pa përvojë ka qenë kur ju ka njohur herën e parë. Ndoshta tani i vjen turp për gjërat që nuk i ka ditur apo mungesës së përvojës. Por, nuk është e drejtë që tani ai t’jua tregojë këto gjëra, kohërat kanë kaluar dhe duhet të ecni para.
9. Se duhet ta bëjë nevojën e madhe por ngushtohet sepse është takimi i dytë i juaji. Është shumë shqetësues fakti kur ndjeni nevojën e jashtëqitjes dhe jeni në një shtëpi apo ambient të panjohur, sidomos pranë personit të dashur. Sado që të shtireni se nuk keni punë me jashtëqitjen, ajo prap do e vërejë hallin tuaj dhe nuk keni nevojë të justifikoheni.
10. Për atë bluzën që partnerja ju ka thënë ta hidhni dhe ju nuk e keni bërë. Është diku e fshehur në sirtarin tuaj dhe pretendoni që para saj se nuk e vishni më.

















































