Kryefjala Logo

Zgjoheni vonë në fundjavë? Kujdes.

20 Gusht, 2021 | 4:29 pm

Studiuesit thonë se të flesh më shumë në fundjavë është një e keqe më shumë se një e mirë.

Një studim i ri ka zbuluar se të zgjohesh vonë rrit rrezikun e diabetit. Sipas këtyre rezultateve, nga universiteti i Pitsburgut në SHBA, qoftë dhe një ndryshim i vogël ju sëmur.

Këto ndryshime të vogla përfshijnë zgjimin shpejt për në punë për një javë dhe pastaj gjithë ditën gjumë në ditë pushimi. Studiuesit kanë zbuluar se punëtorët përballen me rrezikun më të madh të sëmundjes, për shkak të disbalancës së përhershme të orës së trupit.

Sado e vështirë të duket,mundohuni të vendosni një regjim edhe gjatë pushimit tuaj për të mos ngarkuar as trurin as gjëndjen tuaj shëndetësore.

Të ngjashme