Showbiz
Humbi nenen 2 ore para koncertit, artisti shqiptar ngjitet ne skene
8 Gusht, 2021 | 11:19 am


Nje feste u kthye ne hidherim per artistin e madhe Rame Lahaj. Vetëm dy orë para koncertit të madh në Prishtinë, tenori Ramë Lahaj ka humbur nënën e tij. Pavarësisht situatës së dhimbshme, artisti shqiptar është ngjitur në skenë dhe ka gjetur kurajon e forcën për të performuar në sheshin “Skënderbeu” para qytetarëve duke mos i zhgënjyer ata.
Pas përfundimit të koncertit përmes një postimi në Instagram, ai ka njoftuar lajmin e hedhur se e ëma e tij është ndarë nga jeta. “Miq, shokë e dashamir,
nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00! Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin. Familja Lahaj
Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”, ka shkruar Ramë Lahaj.











































