Showbiz
Zjarret ne Gjirokaster, asfiksohen 10 persona dhe humb jeten nje i moshuar
3 Gusht, 2021 | 5:12 pm

Pak momente me pare eshte përkeqësuar situata nga riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Gjirokastër, ku Ballkanweb raporton se janë asfiksuar 10 banorë.
Thuhet se ka nisur evakuimi i banorëve në dy fshatrat Arshi Lëngo dhe Asim Zeneli, pasi situata është më e rënduar. Në video shihen Forcat e Armatosura, që marrin banorët mes tymit, i cili është futur në fshatra.
Eshte shenuar edhe viktima e pare nga zjarri ne Gjirokaster qe eshte nje i moshuar dhe situata nga zjarri është jashtë kontrollit, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri.













































