Kryefjala Logo

Pas arrestimit te Fjolla Morines flet avokati i saj: Ju vune prangat ne menyre ç’njerezore!

20 Korrik, 2021 | 3:08 pm

Diten e djeshme kengetarja Fjolla Morina eshte arrestuar sapo ka dale nga nje lokal ne Prishtine. Avokati i saj Fanol Krasniqi ka folur per mediat kosovare ku ka treguar se te merkuren Fjolla do te dale para gjykates.

“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratistet nga procedura e ekstradimit apo jo. Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim me armë”, por ne nuk kemi kurrëfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore. Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kuksit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm. Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë

Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e nejjta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”.- ka thene avokati

Të ngjashme