Kryefjala Logo

Elhaida Dani tregon momentin me te veshtire ne muzike: Deshtim total!

4 Korrik, 2021 | 9:34 am

Elhaida Dani eshte nje nder vajzat me te talentuara persa i perket muzikes. Ajo ka fituar “Voice of Italy” dhe na ka perfaqesuar ne Eurovizion. Por duket se paska patur nje moment deshtimi edhe per te.

“Ishte një dështim total për mua si Elhaida, sepse ishte hera e parë që them që nuk jam vetëm vajza që i bie pianos, klasike në shkollë, por jam edhe ajo këngëtarja. U eliminova raundin e dytë. Këtë gjë nuk e tregoj shpesh, por ja do ta tregoj sot. Ndodhi që kishte këngëtarë shumë të mirë. Atë vit konkurronin Xhensila Myrtezaj, Kejsi Tola, Dorina Garuci. Kishte disa emra vërtet shumë të mirë që këndonin me vite, goca skene. Unë sapo kisha filluar, ngjitesha në skenë për herë të parë dhe këndoja e ndrojtur dhe u eliminova në radhën e dytë të raundeve. Thash “ok” e provova, nuk është gjëja ime, kurrë më në jetën time s’do kap një mikrofon në dorë. E kam bërë atë rrugën nga Tirana deri në Shkodër duke qarë dhe tani më mbushen sytë me lot, se babit i dhimbte zemra dhe nuk dinte çfarë të më thoshte. Babi dhe mami më qëndruan afër”- ka thene ne Soiree.

Të ngjashme