Kryefjala Logo

I dedikoj kenge vellait te ndjere, kengetarja shqiptare: Nuk e kendoj dhe nuk e degjoj kurre!

26 Qershor, 2021 | 8:34 am

 

F50A95E6 F90F 4186 BBB3 A142885C0E80
Kengetarja shqiptare Maya ka rrefyer se pas ndarja nga jeta te vellait te saj i ka dedikuar nje kenge.

Por sot ajo kenge nuk kendohet dhe as nuk degjohet nga vete ajo. E ka bere sepse thjesht ka ndjere qe duhet ta bente.

“Nuk e këndoj asnjëherë, madje dhe as nuk e dëgjoj. Por unë doja të ishte sot, sepse është pjesë e jetës sime, nga të gjitha motrat kam marrë pjesë kur kanë shkruar për të dhe nga vetja ime. Kush e ka provuar e di se çfarë do të thotë, unë i kushtova një këngë shumë shpejt pas ikjes së tij, kur ai kishte vetëm 6 muaj që kishte ndërruar jetë.

Unë, në atë kohë isha dhe shtatzënë dhe nuk e mundoja veten time me gjëra, por më dukej sikur duhet të bëja një këngë patjetër, sikur ai lart po më dëgjonte, sepse ai për vete ishte një këngëtar i shkëlqyer dhe unë kisha shumë plane me të, do bënim edhe disa duete, por nuk ndodhi, ishte si befasi. Ai ka nderruar jete ne moshen 55 vjecare.”- ka rrefyer Maya e perlotur.

Të ngjashme