Kryefjala Logo

“Miraval” fallco! Kinezet kopjojne veren e famshme Miraval te Angelina Jolie dhe Brad Pitt

21 Qershor, 2021 | 2:52 pm

Shishet e rreme të verës së njohur Miraval Rosé prodhuar nga Angelina Jolie, Brad Pitt dhe familja Perrin po shiten nga falsifikuesit kinezë në mbarë botën.

Sipas Independent, familja Perrin – partnerë të verës Miraval së Brad Pitt dhe Angelina Jolie – ka kohë që kanë zbuluar prova të shisheve të rreme të verës që reklamoheshin dhe prodhoheshin në mënyrë të jashtligjshme në Kinë.

“Ne tashmë po shohim prova të shisheve të rreme që prodhohen dhe shpërndahen në Kinë, kështu që kemi lëvizur me shpejtësi nga ana ligjore për t’iu kundërvënë këtij krimi ekonomik”, tha për Decanter.com prodhuesi i verës Marc Perrin. Shkalla e mashtrimit mbetet ende e panjohur dhe askush nuk mund të falsë me shifra se në çfare sasie vera e fallsifikuar Miraval është hedhur në tregun botëror.

Të ngjashme