Showbiz
Alban Ramosaj do te donte qe mamaja e tij te kishte nje partner dhe ta prezantonte ne shtepi
20 Qershor, 2021 | 4:17 pm

Fituesi i Kenges Magjike ishte sot i ftuar ne rubriken “Gjysma ime” ne shtepine e Ardit Gjebreas.
I shoqeruar me te jemen Antigona dhe motren Beatrix nder te tjera Antigona foli edhe per sakrificat e te rriturit 2 femije pa te ndjerin bashkeshortin e saj.
Arditi e pyeti nese kishte menduar ndonjehere te shikonte jeten me dike tjeter apo kishte vendosur ti dedikohej vetem femijeve te saj.
Pergjigja nuk ishte surprize pasi ajo vendosi ti dedikohej vetem atyre te dyve dhe pengu me i madh ishte se mos nuk kishte bere mjaftueshem.
“Nese mami do te vinte me nje partner ne shtepi,cfare do te beje” eshte pyetja qe i drejton Arditi djalit te saj Albanit dhe pergjigja ishte se prej kohesh ai i kerkon qe ajo te shikoje jeten e saj me dike tjeter dhe me shume deshire do ta mirepriste ne jeten e tyre.
“Faleminderit por nuk jam e interesuar” u pergjigj Antigona duke qeshur.













































