Kryefjala Logo

Arbenita tregon per here te pare portretin e vajzes!

26 Maj, 2021 | 9:31 am

Arbenita ka pritur që e bija të mbushë 3 javë jetë për të na treguar imazhin e saj të plotë. Me një postim pa shumë fjalë, modelja na tregoi fytyrën e përgjumur të së bijës dhe komentet e ëmbla nuk kanë munguar, siç i shkojnë për shtat Ninës.

Pyetja e saj për publikun është e parashikueshme: Kujt i ngjan vajza? E deri tani fituese është vetë modelja (të paktën nga ‘poll-i’ që ka realizuar në profilin e saj).

Mamaja e re nuk ndan shumë detaje për jetën e saj dhe publiku mbase nuk e ka pritur që ta tregojë vajzën, por e vërteta është që lumturisë dhe emocioneve të një nëne të re nuk i rezistoi as Arbenita dhe pak nga e bija ja tregoi gjithë botës.

1F3369C1 83A0 493A 8CE4 18966587B4C6 D8BBC39C FB1D 487E B44A 5BB136363D83

Të ngjashme