Showbiz
Olti Curri rrefen disa prej sekreteve te Anxhela Peristerit ne Eurovizion: Diva boterore, beri 10 dite rresht prova nga 12 ore!
23 Maj, 2021 | 12:19 pm

Mbremjen e djeshme ka perfunduar Eurovizioni, ku Anxhela Peristeri doli ne vendin e 21 me kengen “Karma”.
Pas finales Anxhela ka bere nje falenderim ne rrjetet sociale per te gjithe ata qe e votuan dhe shprehet se e ka shijuar shume kete eksperience. Menjeher pas saj, ka ardhur edhe reagimi i tekstshkruesit te “Karma” Olti Currit.
Ai ka publikuar nje foto me Anxhelen ku tregon disa prej sekreteve te performances se Anxheles ne Eurovizion dhe e quan ate diva boterore.
”I perulemi me sinqeritet dhe mirenjohje çdo shqiptari qe mbeshteti kengen tone dhe Shqiperine ne Eurovizion 2021.
Hyrja ne finale ishte sfida e pare qe ja dolem me sukses. Sfidat e tjera kane perballe shtete qe ne gare nderthurin mardhenie politike, ekonomike, aleanca per biznes muzikor etj pjese e te cilave Shqiperia nuk eshte. Anxhela ishte vertete Dive boterore ne kete eveniment, 10 dite rresht prova nga 12 ore dhe zeri i saj ishte brilant çdo here. Une @anxhelaperisteriofficial_ dhe @kledibahiti do ta falenderoj perhere per mundesine qe me dhane te jem pjese e projektit elitar “Karma”.
Ishte nje super eksperience dhe i kuptoj te gjithe ziliqaret qe grinden me leckat e veta. Sidomos ata qe nuk na perkrahen kurre dhe sot bejne si kritike muzike. Dje asnje postim per Shqiperine, sot 100 postime kunder!”- shkruan Olti.














































