Kryefjala Logo

Anxhela Peristeri flet pas kualifikimit ne finalen e Eurovizion: Shqiperia e meriton!

21 Maj, 2021 | 12:03 pm

Pas kualifikimit në finalen e Eurovizion, Anxhela ka kryer edhe intervistën e parë ku ka përshkruar emocionet e saj të mëdha.

Për çdo shtet ka tre pyetje, një nga gazetarët e vendit konkurrues, mediat ndërkombëtare dhe ato online.

Pyetja e gazetares shqiptare:

Si ndihesh, pasi ishe e vetme në skenë dhe ja dole që e gjithë Europa të votojë për ty dhe Shqipëria të jetë në finalen e madhe?

Anxhela Peristeri: Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!

Shtypi ndërkombëtarë përfaqësuar me Polonininë:

Si është “Karma” jote tani?

Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte:

Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”?

Anxhela Peristeri: Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë

Të ngjashme