Kryefjala Logo

Aleksandër Arvizu: Vendimi për Berishën, bombë për politikën shqiptare

20 Maj, 2021 | 4:35 pm

Ish-ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, ka reaguar ekskulzivisht për MCN mbi vendimin e DASH për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-kryediplomati tha se se vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare.

Kujtojmë se ish-ambasadori Alexander Arvizu e quajti ish-kryeministrin Berisha “burrë shteti” pas protestave të 21 Janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë si pasojë e të shtënave nga Garda e Republikës.

Një ditë më parë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shpalli zyrtarisht vendimin e DASH për të shpallur ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe familjarë të afërm të tij si persona “non grata” në SHBA. Vendimi u pasua me një seri reagimesh në politikën shqiptare, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur reagime direkte nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta.

Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Ndërkohë nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur edhe dje kësaj deklarate nga Blinken duke theksuar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.

Të ngjashme