Showbiz
Loredana dhe Mozzik prinder per here te dyte? Ja e verteta e fotos qe trazoi rrjetin
18 Maj, 2021 | 5:02 pm

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me një fëmijë në krahë, duke “i bindur” të gjithë se është bërë nënë për herë të dytë në fshehtësi.
Por, “Prive” ka mësuar se ish-çifti nuk janë bërë prindër për herë të dytë.
Loredana nuk është shtatzënë dhe fotot janë shkrepur gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së re që Loredana dhe Mozzik do të publikojnë së shpejti. Dyshja do të vijë me një duet pas shumë kohësh.
Tematika e këngës ka të bëjë me familjen, prandaj do të ilustrojë krijimin e familjes së tyre.
Meqënëse fotot nga xhirimet janë publikuar, atëherë projekti i tyre muzikor mund të publikohet shumë shpejt.













































