Showbiz
Anxhela Peristeri shkelqen ne te kuqe! Zgjidhet kengetarja me veshjen me te mire ne Turquoise Carpet ne Eurovizion
18 Maj, 2021 | 3:24 pm

Anxhela Peristeri eshte zeri i Shqiperise qe do te na perfaqesoje kete vit ne Eurovizion. Prej disa ditesh ajo ndodhet ne Rotterdam ku eshte duke u pergatitur per naten e madhe te performances.
Diten e djeshme ajo ka parakaluar ne Turquoise Carpet ku ka shkelqyer ne fustanin e kuq te stiluar nga Valdrin Sahiti. Nga sondazhet e Eurovizion ajo ka dal si kengetarja e veshur me mire ne kete parakalim.
Lajmin e ka bere te ditur vete Anxhela nepermjet postimeve ne Instagram ku i falenderon te gjithe per suportin dhe per votimin per veshjen me te mire.















































