Showbiz
Blogeri Olti Curri dhe Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, foto dhe batuta në Instagram
14 Maj, 2021 | 3:20 pm

Blogeri i njohur Olti Curri ka shpërndarë një foto në instagram ditën e sotme ku shfaqej pranë ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.
“Ambasadori i Durrësit në Tiranë, takohet me kolegen Yuri Kim”, shkruan në foton e postuar blogeri i cili e shoqëron edhe me disa emoji buzëqeshje, dashurie dhe gotash të trokitura.
Nuk ka munguar as reagimi i ambasadores e cila komenton duke shkruar në shqip dhe në anglisht:
A pleasure to meet the Ambassador of Durrës! 😂😍 I hope to run into you again soon! Ishte kënaqësi të takoja Ambasadorin e Durrësit! 😂😍! Shpresoj të takohemi sërish, së shpejti!, shkruan ajo.
Blogeri Curri i ka bërë replay komentit duke shkruar se ishte kënaqësi takimi me të dhe se shpresonte që takimin e radhës ta zhvillonin në Durrës, vendlindjen e Oltit.














































