Showbiz
Kete here perfundimtare! Zbulohet arsyeja e ndarjes te Bora Zemanit dhe Donald Veshaj
2 Maj, 2021 | 2:56 pm

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale.
Xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin.
Sipas Ballkanweb, ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes. Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka çuar në këtë vendim, njohje që filloi gjatë programit “Treshat”.
Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë nuk bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer shpejt te njëri-tjetri.













































