Kryefjala Logo

Perfaqesuesi i OSBE-ODHIR u ben thirrje autoriteteve: Shqetesuese eshte shkelur privatesia e votuesve

26 Prill, 2021 | 5:24 pm

Përfaqësuesi I OSBE/ODIHR është shprehur i shqetësuar në lidhje me marrjen e të dhënave personale të qytetarëve (database) pasi është shkelur privatësia e tyre.

Ai u bëri thirrje autoriteteve përkatëse që të bëjnë hetimet dhe t’i japin një drejtim kësaj çështje.

“Është shqetësuese marrja e të dhënave personale,  database,  sepse kjo është një çështje e thyerjes së kredincialeve  të votuesve. Autoritetet të bëjën hetimet e tyre dhe të japin vlerësimin e tyre me këtë çështje. Ështëq e rëndësishme që autoritetet të kujdesen me këtë çështje. Në bazë të praktikave të përdorura në vende të tjera po përpiqn të bëjnë elektronik sistemin e votimit. Shqipëria është nga ata vende që po përpiqet ta zbatojë atë në mënyrë që të ketë më shumë besim te qytetarët dhe sistemi zgjedhor të përmirësohet”, tha ai.

Newsbomb

Të ngjashme