Lajme nga vendi
Çmenduri ne mes te Tiranes, i dehuri ben manovra te rrezikshme me makine ne sheshin Skenderbej
25 Prill, 2021 | 12:52 pm

Çmenduri në mes të Tiranës. Një person është futur me makinë mespërmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve duke bërë manovra të rrezikshme. Një i ri e ka ndaluar, pasi ngjarja mund të kishte pasur pasoja tepër të rënda.
Nuk dihet ende identiteti i autorit të kësaj ngjarjeje të frikshme, por paraprakisht gazetarja Dorjana Bezat raporton se drejtuesit i mjetit ka qenë i dehur.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të qytetarëve, ai është neutralizuar dhe ky incident ka përfunduar pa pasoja të rënda. Klodiani nga Tirana, është djali që bëri të mundur qëllimin dhe ndalimin e të riut që ndodhej brenda makinës.
Në një rrëfim për “News 24”, i riu i quajtur Klodian, tha se i riu me makinë pasi hyri në shesh tentoi të shtypte njerëzit. Ai tha se në atë momente nuk mendoi për veten e tij, por dëshironte vetëm të mbronte jetën e qytetarëve.
“Hyri me shpejtësi, po vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe u nis drejt turmës, ndërhymë menjëherë. Kishte shumë qytetar përreth ndaj dhe unë ndërhyra. Nuk munda të kem kontakt me të, pasi ishte diçka e shkurtër. Unë hyra i pari dhe u futa nga xhami me këmbë, u ndal personi. Ai u shokua kur e qëllova me dy këmbë. Nuk e njoh fare kush është. Nuk pata frikë, kishte frikë që askush të mos dëmtohej, nuk e mendova fare veten time. Klodian nga Tirana. Unë po bëja një shëtitje me dajën tim”, tha Klodiani.



















































