Kryefjala Logo

Rama tenton të ironizojë PD-në, por ndjekësit i vërsulen për të pastrehun që ai përdori në foto: Si mund të tallesh me popullin tënd?

24 Prill, 2021 | 9:36 am

Kryeministri në detyrë, Edi Rama nëpërmjet një statusi mbrëmjen e djeshme ka ironizuar një person të pastreh i cili ka qenë duke fjetur gjumë në stola.

Ai ka publikuar foton dhe ka shkruar mbi të: Gjumë të ëmbël dhe flasim kur të zgjoheni të hënën nga dreka, raporton Zoom.al

Rama ka tentuar që të ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por kjo i është kthyer në bumerang, ku komentuesit e kanë kryqëzuar.

Një nga komentet ishte:

Turp të ju vijë që ironizoni një njeri që ndoshta nuk ka strehë, ose ju politikanët zhgrapës e latë pa strehë. Një burrë i vjetër që fle në stola dhe një kryeministër cinik që ofendon çdo gjë që gjen përpara. Turp, talleni me mjerimin, ju që e shkaktuat atë.0a1ae4cc 26e2 4767 9133 d2d2239e5fa5 8a50cada 9a9c 4d8c 98ba e99c871b6975 11a2b8f8 3de2 4ba8 a864 1e2289f7de8f 28e213a7 fa94 4d1c bb26 edbd8e508af6 c1daa7f7 5511 479a a612 1ce3474caf97 e63ffbdb c40e 403b 8744 23705f8df7df

Të ngjashme