Showbiz
Çdo gje ne fshehtesi! Adelina Ismajli nderton 12 shtepi ne ndihme te te varferve
18 Prill, 2021 | 10:23 am

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur flitet per muziken.
Më pak se sa për muzikën e televizionin, Adelina duket të jetë e njohur në publik edhe për humanizmin e saj, të cilin e ka ruajtur me fanatizëm në mënyrë sekrete.
Nga bamirësia e saj duket se kanë përfituar jo më pak se 12 familje skamnore, të cilat janë bërë me banesa falë kontributit të këngëtares. Ky lajm ka qarkulluar fillimisht në rrjetet sociale nga disa media të panjohura, por që njërin prej tyre, Adelina e ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook.
Telegrafi u interesua për këtë rast, duke pyetur anëtarë nga afër të familjes Ismaili, të cilët në kushte anonimiteti e konfirmuan një gjë të tillë.













































