Showbiz
(Video) Anxhela Peristeri kendon per here te pare shqip ne emisionin grek dhe ka dy fjale per te gjithe skeptiket: Jam krenare qe jam shqiptare!
17 Prill, 2021 | 10:52 am

Mesditen e djeshme kengetarja e dashur shqiptare Anxhela Peristeri ka qene e ftuar ne emisionin grek me te ndjekur te momentit ne shtetin fqinje dhe jo vetem “Eutixite”.
Intervista e Anxheles ka filluar me pyetjen per origjinen e saj, duke qene se dite me pare u shkaktuan shume polemika per faktin qe kengetarja rrefeu se ka prejardhje te larget nga Greqia.
“A je greke?”- ka pyetur prezantuesja dhe Anxhela nuk ka ngurruar te pergjigjet:
“Jo une jam shqiptare, une dhe prinderit e mi kemi lindur ne Shqiperi, me Greqine me lidh prejardhja e larget dhe fakti qe kam punuar”- ka thene ajo duke sqaruar njehere e mire kete situate.
Me tej Anxhela ka rrefyer se nuk e ka ndjere asnjehere rracizmim ne Greq edhe pse asnjehere nuk e ka mohuar qe eshte shqiptare. “Ndonse shume kengetare te tjere mund ta kene mohuar per shume arsye te tyret, une nuk e kam mohuar sepse nuk ka dicka te keqe te jesh shqiptar, duhet te jesh krenar per kete dhe mua s’me ndodhi asnjehere gje e keqe prej kesaj”- ka perfunduar Anxhela.
Qershia mbi torte ishte pikerisht performanca e saj ne studion e “Eutixite”. Anxhela ka kenduar kengen me te cilen do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion “Karma” ne gjuhen shqipe.
Kjo eshte hera e pare qe kendohet shqip ne nje studio te televizionit grek. Dhe Anxhela e beri!
Sic eshte Anxhela krenare qe eshte shqiptare, sot na beri krenar te gjitheve me performancen dhe intervisten e saj!













































