Kryefjala Logo

LSI: Policia politizim të tejskajshëm, po heton aktivistët tanë

10 Prill, 2021 | 1:10 pm

Dega e LSI qarku Shkodër ka reaguar ndaj një informacioni të dhënënga policia, e cila po heton aktivistë të LSI për blerje votash.

Përmes një deklarate, LSI akuzon policinë për politizimin të tejskajshëm nga Rilindja.

“Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit.

Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë.

Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike.

I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale”, thuhet në reagimin e LSI.

Të ngjashme