Politike
Newsbomb parashikon humbjen e Partisë Socialiste. Heq nga sondazhi foton e kryetarit Edi Rama
7 Prill, 2021 | 4:29 pm

Lexuesve te medias online sot i ka bere pershtypje sondazhi i portalit NewsBomb ku mes tre liderve te partive kryesore mungonte foto e Edi Rames.
Komentet kane qene qe ky eshte nje sinjal qe tregon humbjen e Partise Socialiste ne zgjedhjet e 25 prillit, ndaj figura e liderit te konsumuar te Rilindjes eshte zevendesuar me 77 vjeçaren Luljeta Bozo.
Nderkohe qe Partia Demokratike perfaqesohet ne sondazh me foton e kryetarit Lulzim Basha, dhe Levizja Socialiste per Integrim me foton e Monika Kryemadhit, partia Socialiste nuk guxon te perfaqesohet me foton e Edi Rames. Mendohet qe portali NewsBomb nga sondazhet e shpeshta qe ka kryer e ka kuptuar qe figura e Edi Rames eshte ne renie te pakthyeshme , ndaj ka vene ne sondazh nje fytyre te re ne politike si ajo e Luljeta Bozos inxhinieres qe termeti e beri figure popullore te ekranit.




















































