Politike
Kandidatja për deputete e PD-së interviston Edi Ramën
7 Prill, 2021 | 4:22 pm

Kjo fushatë ka sjellë një interaktivitet shumë të madh përmes rrjeteve sociale dhe televizioneve. Pandemia i ka “detyruar” politikanët tanë të komunikojnë me publikun nga Facebooku dhe portalet por edhe nga kanalet tradicionale.
E pazakontë ishte dalja e Lulzim Bashës në emisionin e të hënës tek Bashkim Hoxha në Neës 24 dhe më e pazakontë ishte sot dalja e kryeministrit Edi Rama në “Wake Up“.
Politikanëve tanë iu duhet të përçojnë mesazhin e tyre tek çdo qytetar dhe për këtë po përdorin çdo kanal të mundshëm informimi…
Më e vështirë ka qenë sot situata për kryeministrin. Ai kishte përballë në Ëake Up krahas moderatorit Isli Islami, kandidaten e PD-së për deputete, Oriela Nebiaj. Nebiaj që drejton prej vitesh “Ëake Up”, është e 18-a në listën e PD në Tiranë, ndërsa sot pyeti Edi Ramën se përse ai donte një mandat të tretë.
Kryeministri u pa i qetë, teksa Nebiaj e pyeti edhe për çështjen e punëtorëve që do të vijnë nga Bangladeshi apo për shpalljen e Lumit Vjosa, Park Kombëtar.



















































